Vuçiç: Për pensionistët tre herë në javë nga tridhjetë minuta

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ftuar në një emision në Radio Televizionin e Serbisë, njoftoi mundësinë e lejimit të pensionistëve për të dalë jashtë shtëpive.


Sipas Vuçiq, po shqyrtohet mundësia që penzionistëve të u lejohet të dalin tri herë në javë nga tetë orë, por me kufizime të tjera përveç bartjes së obligueshme të maskës.

Ne jemi duke kërkuar një mënyrë për t’i lejuar ata të dalin së paku tre herë në javë, duke gjetur kohën prej tetë orësh në kuadër të orës policore, për arsyen se ata nuk duhet të jenë në kontakt me të tjerët. Edhe atë nuk duhet të jetë një ose dy orë, por një kohë prej 8 ose 6 orë brenda së cilës ata do të mund të ecin gjysmë ore dhe maksimum 300 metra nga vendbanimi i tyre – tha ai.

Sa i përket pensionistëve, sigurisht që ata humbasin durimin pas një muaji të mbyllur në apartamentet dhe shtëpitë e tyre. Por ne e bëmë për të shpëtuar jetën e tyre – tha Vuçiç, dhe është i lumtur që shumica e pensionistëve e kuptojnë këtë masë, siç thot ai gjatë emisionit të sontshëm në radio televizionin publik.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS