Vrasësi më i kërkuar për momentin në Austri dyshohet se është shqiptar nga Kosova

Policia austriake ka lëshuar robot-skicën e një vrasësi në Salzburg.


Mediat shkruajnë se një shtetas i Bosnjës me emrin Samir Halkiq u vra, ndërkohë që djali i tij 24 vjeçar mbeti i plagosur. Krejt ky krim besohet se është kryer nga një shqiptar, prejardhja e të cilit dyshohet të jetë nga Kosova.

Familja Halkiq po festone lindjen e një fëmije në një restorant lokal, kur kreu i familjes u sulmua fizikisht nga një person me prejardhje shqiptare, shkruajnë mediat.

Samir Halkiq raportohet se u qëllua me dy plumba, njëri prej të cilëve e goditi drejt në zemër. Ndërkohë që ai vdiq në vend, djali i tij pësoi mori të rënda.

Sipas policisë, vrasësi është midis moshës 30 dhe 35 vjeç, i gjatë rreth 180 cm, me peshë 130 kg, flokë kafe të errët ose të zezë. Aty potencohet se flet shqip, duke sugjeruar që vjen nga Shqipëria ose Kosova.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

PreshevaPRESS

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS