Vjosa Osmani zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Vjosa Osmani është zgjedhur me 65 vota kryetare e Kuvendit.


Osmani nuk e pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndryshe, pak më herët Albin Kurti ishte votuar kryeministër i vendit me 66 vota.

Ndërkaq, kryetari i deritashëm i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kaluar nē postin e Ministrit të Jashtëm.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka falenderuar ambasadorët, mediat e sidomos qytetarët që, siç tha ajo, u qëndruan afër gjithë këto kohë.

Me zgjedhjen e Osmanit në krye të Kuvendit, është përmbyllur krijimi i institucioneve nga dy partitë partnere./Reporteri.net

ARTIKUJT E NGJASHËM

Vetura godet këmbësorin në Gjilan

PreshevaPRESS

Konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës – Nenad Rashiq votohet si nënkryetar

PreshevaPRESS

Gjykata Kushtetuese kthen mbrapa Kuvendin e Kosovës, nesër vazhdon seanca konstituive

PreshevaPRESS