‘Vjeshtë sfiduese’, paralajmërimi i OBSH-së për COVID-in në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa pritet të përjetojë një vjeshtë dhe dimër sfidues, për shkak se infektimet COVID-19 janë rritur me shpejtësi brenda kontinentit.


Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr Hans Henri P. Kluge vuri në dukje se aktualisht, Evropa është në një situatë të ngjashme me verën e kaluar, kur po përballej me një valë të re të COVID, shkruan Schengen Visa Info.

Sipas tij, me rritjen e rasteve të infeksionit, vendet evropiane po shohin gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat pritet të rriten edhe më shumë në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

Rastet e reja me COVID-19 janë trefishuar në gjashtë javët e fundit, me rreth tre milionë raste të raportuara vetëm javën e kaluar, ndërsa rritje ka pasur edhe në shtrimet në spitale.

OBSH ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjitha vendeve të BE-së që të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur një fluksi në rritje në sistemet e kujdesit shëndetësor.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS