Vjen reagimi i parë në mbrojtje të Mustafës pas pakënaqësive të fundit në PDSH

Kryetari i nëndegës së PDSH-së në fshatin Rahovicë, Yll Mehmeti, ka reaguar në llogarinë e tij në facebook  në lidhje me mospajtimet e fundit brenda kësaj partie politike.


Kryetari i nëndegës së PDSH-së në Rahovicë, Yll Mehmeti, ka dalë në mbrojtje të kryetarit të partisë Ragmi Mustafa, pas paknaqësive të krijuara së fundmi nga anëtarsia brenda Partisë Demokratike Shqiptare.

Mehmeti në postimin e tij në facebook ka thënë se PDSH është parti e qytetarëve dhe se si parti demokratike respekton parimet demokratike si jashtë poashtu edhe brenda saj, duke respektuar të drejtën e diskutimeve dhe mendimin e lirë të secilit anëtarë.

“Bazuar në statutin e partisë zgjedhjet e mbrendshme organizohen çdo katër vite, ne kemi ende kryetarin e zgjedhur. Nuk është koha e zgjedhjeve, kur të vie koha do të bejmë zgjedhje.” ka shkruar Mehmeti në facebook.

Kujtojmë se së fundmi anëtarë të kryesisë së kësaj partie janë dorëhequr nga të gjitha funksionet partiake, të pakënaqur me mënurën të udhëheqjes së partisë nga Ragmi Mustafa.a

Sa i përket pakënaqësive të disa anëtarëve të PDSH-së, Mehmeti ka cilësuar si normale që në demokraci kur të mos plotësohen të gjitha kërkesat dhe nevojat individuale.

“interesi publik, partiak është para atij individual, edhe pse ka mendime ndryshme tek ne, harmonizohen idetë dhe mendimet mbrenda në parti dhe jo nga jashtë si të pavarur apo vezhgues politikë.” ka shkruar tutje Mehmeti në postimin e tij në facebook.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të kryetarit të nëndegës së PDSH-së në Rahovicë, Yll Mehmeti, të publikuar në facebook:

Partia demokratike shqipëtare është parti e qytetarëve shqipëtar, është parti institucionale, rrespekton rendin dhe demokracinë mbrenda dhe jashtë saj(ndoshta edhe pak demokraci të tepruar të mbrendëshme).

Të gjithë anëtarët e saj janë të lirë të diskutojnë e të mendojnë, “prandaj ne kemi edhe për të tjerët”.

Bazuar në statutin e partisë zgjedhjet e mbrendshme organizohen çdo katër vite, ne kemi ende kryetarin e zgjedhur. Nuk është koha e zgjedhjeve, kur të vie koha do të bejmë zgjedhje.

Ndërsa sa i përket pakënaqësive të disa exponentëve partiak është normale në demokraci kur të mos plotësohen të gjitha kërkesat dhe nevojat individuale.

Interesi publik, partiak është para atij individual, edhe pse ka mendime ndryshme tek ne, harmonizohen idetë dhe mendimet mbrenda në parti dhe jo nga jashtë si të pavarur apo vezhgues politikë.

Nuk jemi parti e rrjeteve sociale e thashethemeve publike, aktivitetin politik e bejmë në mënyrë institucionale e shumë demokratike.

Prandaj kthehuni tek rrënjet dhe kontriboni në të mirë të të gjithëve!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS