Vizita e Ministrit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu në Preshevë

Ministri për Mjedisin, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturën e Republikës së Kosovës, Liburn Aliu sot i shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, dhe shefin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, sot ka filluar vizitën në vendilindjen e tij, Komunën e Preshevës.


Ministri Aliu vizitën e ka filluar nga zyrja e të parës së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku ka takuar dhe bashkëbiseduar me kryetaren Sinani, zëvendëskryetarin Mustafa dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Shpat Aliu. 

Pas takimit në një konferencë për media bashkë me kryetaren Sinani, Aliu ka thënë se është tepër i lumtur që pas disa viteve arriti të vizitojë Preshevën. 

Natyrisht është obligim i imi personal, por në veçanti është edhe obligim i Republikës së Kosovës dhe qeverisë së saj, që të përkujdeset për të drejtat dhe për mirëqenien e qytetarëve shqiptar që jetojnë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.” ka thënë Aliu në konferencë për media.

Kryetarja Sinani, në hapje të konferencës ka thënë se takimi i sotëm me Aliun në emër të qytetarëve të Preshevës ka falemnderuar për ndihmën financiare të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës, dhe zgjidhjen e problemeve të bizneseve transportuese të Luginës në Kosovë.  

Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Pas Preshevës, Ministri për Mjedisin, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturën e Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, do të vizitojë edhe Bujanocin.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS