Visar Memeti kandidat për deputet nga Alternativa për Ndryshim

Këshilli Qendror i Alternativës për Ndryshim ka vendosur që kryetari i kësaj partie, Visar Memeti, të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.


Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Këshillit Qendror, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte përcaktimi i kandidaturës për deputet dhe angazhimi i partisë në procesin zgjedhor.

Pas diskutimeve dhe shqyrtimit të kandidaturës, Këshilli Qendror vendosi që Visar Memeti të përfaqësojë Alternativën për Ndryshim në garën për një mandat parlamentar.

Nga Alternativa për Ndryshim kanë deklaruar se përfaqësimi i shqiptarëve në këto zgjedhje duhet të bëhet përmes një liste të përbashkët shqiptare.

Sipas kësaj partie, në rrethanat aktuale, bashkimi i forcave politike shqiptare rreth një qëllimi të përbashkët do të përçonte një mesazh të përgjegjësisë politike, unitetit dhe përkushtimit ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Me gati dy muaj vonesë, PVD shënon 36-vjetorin dhe nis takimet në prag të zgjedhjeve parlamentare

PreshevaPRESS

Mandate pa pushtet:  Sfida e shqiptarëve të Luginës në Parlamentin e Serbisë

PreshevaPRESS

Dega e PVD-së në Preshevë mbledh të gjitha organet, diskutohen përgatitjet për zgjedhje

PreshevaPRESS