Foto: N1

Vendoset për mënyrën e zhvillimit të mësimit nga data 31 janar

Në Ministrinë e arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë, ekipi për shkollat kanë vendosur që nga data 31 janar 2022, ditë e hënë, filloristët nga klasa e parë deri në të katërtën të ndjekin mësimin në mënyrë të rregullt, derisa nxënësit nga klasa e pestë deri në të tetën do të ndjekin mësimet sipas modelit të kombinuar, të ndarë në dy grupe.

Edhe për nxënësit e shkollave të mesme mësimi do të zhvillohet sipas modelit të kombinuar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Sipas të dhënave nga mbikëqyrja e marrë nga sistemi elektronik “Shërbimi i Shëndetit Publik” i cili është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik nga Instituti i Shëndetit Publik i Serbisë “Dr Milan Jovanovic Batut” të dielën nga 20 janari deri në 26.01.2022, numri i nxënësve të infektuar të grupmoshës nga 6 deri në 18 vjeç ishte 5480 nxënës (0,71 për qind).

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS