Pas shkollës së mesme teknike në Preshevë, shkollës fillore “9 Maji” në Leran dhe asaj “Dituria” në fshatin Corroticë, edhe një shkollë ka marrë shkresë nga Ministria e Arsimit të Serbisë, përmes të cilës emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit.
Gjatë ditës së djeshme në shkollën fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, njëherë shkolla më e madhe fillore në Serbi, ka arritur shkresë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë përmes së cilës shkarkohet drejtoresha aktuale dhe emërohet ushtrues detyre e drejtorit një mësimdhënëse e kësaj shkolle.
Kjo shkresë vjen pak ditë pasi që Shqiprim Arifi gjatë seancës së fundit të Kuvendit Komunal të Preshevës e kishte kërcënuar nga vendi drejtorin e gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë se edhe atë do ta largoj nga pozita sikurse drejtorët e larguar deri më tani.