Ministria e arsimit ka vendosur që pushimi dimërorë shkollorë në gjithë territorin e Serbisë të shtyhet deri më 24 shkurt për shkak të epidemisë së gripit sezonal.
Ministria ka bërë të ditur që vendimi është marrë me qëllim të parandalin e shpërndarjes së gripit sezonal, dhe në bazë të të dhënave aktuale epidemiologjike të organeve përgjegjëse.
Ministri i arsimit Mlladen Sharqeviq ka thënë për gazetën serbe “Novosti” se vendimi është marrë pas konsultimin me Institucionin për shëndetin publik “Batut”, transmeton PreshevaPress.
Në bazë të këtij vendimi në territorin e Republikës së Serbisë, e gjithashtu edhe atë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mësimi në institucionet parashkollorë, fillorë e të mesëm do të filloj më 24 shkurt, përveç institucioneve shkollore që gjinden në territorin e krahinës autonome të Vojvodinës, pasi që Sekretariati krahinor i arsimit ka vendosur që mësimi mos të fillojë deri më 21 shkurt.