Vaksinimi kundra Kovid 19 nuk e prish agjërimin, kështu deklaroi doktori i përgjithshëm Desaret Murati.
Ai tha se glukoza dhe vitaminat janë pika kyçe ku trupi pranon ushqyerjen , përdersa vaksinat nuk kanë përmbajtjet e tilla që nuk prekin as lukthin e as fytin, procesi i vaksinimit nuk ndikon në agjërim.
” Gjërat ushqyese e prishin agjërimin, vaksinat nuk kan në përmbajtjen e vet gjëra ushqyese kështuqë nuk e prishë agjërimin.” Ka thënë për PreshevaPRESS, mjeku i përgjithshëm Desaret Murati.
Mbase dëshira për agjërim është e madhe , por qytetarët të cilët po kalojnë krizën e Kovid 19 nuk guxojnë të mbeten të uritur dhe pa medikamentet e nevojshme. Përndryshe pasojat në shëndet bëhen më të theksuara.
”Të sëmurët akut duhet të ken shumë kujdesë, nëse e lidhim me kovid 19 është një sëmundje serioze që ka marë shumë jetë në botë.Prandaj cdo ndërprerje e medikamentit është në rrezik të pacientit , ndërsa privimi nga ushqimi ul imunitetin. Barnat nuk duhhet ndërpriten pa konsultën e mjekut.” përfundon Murati.
Ushqimet që duhet ti konsumojnë agjëruesit në iftarë duhet të jenë sa më të lehta për ta perballuar urinë 15 orëshe. Ndërsa konsuminim e ujit duhet ta bëjnë gradualisht.