URIMI I KRYETARIT TË KNSH-së ME RASTIN E KURBAN BAJRAMIT

Të dashur bashkëqytetarë,

Kurban Bajrami (Eid al-Adha ose Eid Qurban) simbolizon sakrificën, sinqeritetin dhe besimin në Zotin. Mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit.

Kurban Bajrami është simbol edhe i flijimit dhe nënshtrimit. Ashtu, siç iu nënshtrua Zotit Ibrahimi a.s. për të flijuar të birin Ismailin a.s. që ishte dorëzuar të vërtetës. Besimit të vërtetë, shpresës, dashurisë dhe dëshirës për drejtësi.

Sot në Luginën e Preshevës përpiqemi për të vërtetën. Përfundimisht të vendoset drejtësia mbi një padrejtësi historike.

E ardhmja, i përket të vërtetëve dhe atyre që besojnë me vendosmëri në drejtësinë e Zotit. Zoti do t’i ndihmojë, ashtu si e ndihmoi Ibrahimin a.s. dhe pasardhësit e tij.

Me kurban e duke u solidarizuar me fqinjët, besimtarët shprehin devotshmërinë e tyre. Veçmas me ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës.

Gëzuar që nesër, Kurban Bajrami me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe e mirësi në çdo vatër familjare. Zoti pranoftë të gjitha lutjet tona për bashkim, si frymëzim nga e vërteta për drejtësi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pajaziti e Rexhepi priten në takim prej Vuçiqit, kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarët

PreshevaPRESS

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

PreshevaPRESS