Unioni Demokratik Shqiptar sot është bashkuar me listën “Alternativa Demokratike Shqiptare” për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Unioni Demokratik Shqiptar, partia politike e cila vepron në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, sot i është bashkuar koalicionit “Alternativa Demokratike Shqiptare” e cila garon në zgjedhjet parlamentare me numrin 15, ka njoftuar Alternativa për Ndryshim në rrjetin social facebook.
“Unioni Demokratik Shqiptar i është bashkuar sot listës “Alternativa Demokratike Shqiptare” bazuar në Marrëveshjen e Tiranës 2020, ku së bashku me kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Lëvizjes për Reforma, kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.” thuhet në njoftimin e APN-së.
Koalicioni “Alternativa për Ndryshim” është e themeluar nga Alternativa për Ndryshim në bashkëpunim me grupin qytetar Lëvizja për Reforma nga Presheva.
Krijimi i koalicionit për zgjedhje parlamentare pritet të reflektojë me ndryshimin e pushtetit lokal në Preshevë, pasi që Lëvizja për Reforma dhe Unioni Demokratik Shqiptar janë pjesë e qeverisjes lokale në Preshevë së bashku me Partinë Demokratike Shqiptare dhe Partinë për Veprim Demokratik.