Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturinat Komunale në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve maksimale të karburanteve.
Sipas vendimit të ri, i cili hyn në fuqi nga 1 shtatori në ora 00:01, çmimet e derivateve të naftës do të ndryshojnë mesatarisht, ndërsa dizeli do të shënojë ulje të ndjeshme.
* Eurosuper BS-95: 94 denarë për litër – rreth 1,54 euro
* Eurosuper BS-98: 96 denarë për litër – rreth 1,57 euro
* Eurodizel BS (D-E V): 95 denarë për litër – rreth 1,56 euro
* Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1): 97 denarë për litër – rreth 1,59 euro
* Mazut M-1 HC: 44,410 denarë për kilogram – rreth 0,73 euro
Ndërkohë, benzina Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohen me nga 1 denar për litër, që është rreth 0,016 euro, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet me 6,50 denarë për litër, ose rreth 0,11 euro.
