Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

Rreth orës 12:00 të së dielës, një zjarr përfshiu Tyrben që ndodhet në Medvegjë, raporton portali LuginaLajmi.com.


Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, objekti është djegur i tëri nga brenda, ndërsa struktura e jashtme ka mbetur e paprekur, falë ndërtimit me gurë.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Medvegjë, Fitim Sahiti, deklaroi se rasti është paraqitur në polici, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet. Ende nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë shkak teknik apo ka të bëjë me zjarrëvënie të qëllimshme. “Nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie, ai që e ka bërë këtë nuk është normal. Si mund të digjen vendet e shenjta?”, ka theksuar Sahiti.

Ngjarja sjell kujtimet e një incidenti të ngjashëm më 16 korrik 2015, kur po ashtu flakët dogjën tyrben dhe varrin e një figure të njohur që ndodhej aty.

Në komunën e Medvegjës ndodhen edhe dy xhami: një në fshatin Banjë të Sjarinës dhe tjetra në fshatin Kapit, ndërsa kjo tyrbe është e vetmja e llojit të saj, e konsideruar si një monument i trashëgimisë fetare dhe kulturore, që ishte renovuar vite më parë.

Për vite me radhë janë shënuar incidente të ndryshme ndaj pronës private dhe objekteve të trashëgimisë në këtë zonë. Kujtojmë rastin e 1 tetorit 2023, kur shtëpia e një familjeje lokale u sulmua dhe banorët u kërcënuan nga persona të maskuar.

Hetimet për zjarrin në Tyrben e Medvegjës janë ende në zhvillim e sipër.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

PreshevaPRESS

Kamberi ka dorëzuar arkive të KDNJ-së në Institutin për krime lufte në Prishtinë

PreshevaPRESS