Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë zyrtarizon politikën shtetërore diskriminuese ndaj Luginës

Trupi Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, më 13 qershor 2023 ka publikuar konkursin publik për ndarjen e mjeteve për inkurajimin e programeve apo pjesëve të mjeteve që mungojnë për financimin e programeve të interesit publik të cilat realizohen nga shoqatat me qëllim për t’i ndihmuar qytetarët 2023.


Edhe pse në Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është organ ekskluziv i dedikuar për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku shumica e banorëve i përkasin pakicës së kombsisë shqiptare në Serbi, ky insitucion nuk e ka parë të arsyeshme të e përktheje tekstin e konkursit dhe udhëzimet për aplikimin në konkurs në gjuhën shqipe.

Përveç afateve, rregullave dhe kritereve të përcaktuar për projektet, në tekstin e konkursit thuhet se projektet duhet të realizohen në rajonin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në rezultatet e shpallura më 28 korrik 2023 në lidhje me  konkursin publik për ndarjen e fondeve për nxitjen e programeve ose pjesës së munguar të fondeve për financimin e programit nga rëndësia publike të cilat i realizojnë shoqatat, Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë të Republikës së Serbisë për komunat  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka shpallur listën preleminare të renditjes së projekteve, propozimet e të cilave janë shqyrtuar nga Komisioni, listë në të cilën nuk gjendet asnjë organizatë joqeveritare nga territori i Komunës së Preshevës e që udhëhiqet nga shqiptarët.

Në lidhje me këtë ka reaguar në facebook, Xhemaledin Salihu, kryetari i Shoqatës per Trashegimi dhe krijimtari kulturore të Luginës së Preshevës, duke ftuar që institucionet lokale dhe rajonole të shqiptare në Luginë të reagojnë zëshëm.

“T’i leme fjalimet e medha, populizmin, po te merremi me te drejtat e Shqiptareve ne kulture, e lemi te tjera sikur po ndodh qe pakicat kombetar me te vogla se ajo shqiptare gezojne me shume te drejta dhe fitojne me shume grante. Ketu duhet te reagojne edhe pushtetet lokale, sepse edhe ata duhet t’i mbrojne te drejtat e Shqiptareve dhe te OJQ-ve shqiptare. Paguajme tatim dhe kontribute sikur te gjitha pakicat tjera ne Serbi.” ka shkruar Salihu në facebook.

Deri më tani nuk ka reaguar askush tjetër në lidhje me rezultatet dhe listën preleminare të renditjes së projekteve, propozimet e të cilave janë shqyrtuar nga Komisioni i Trupit Koordinues, pjesë e së cilit komision kanë qenë edhe shefat e kabineteve të kryetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Rezultatet e përzgjedhjes së projekteve, dhe listat e aplikuesve mund ti gjeni duke klikuar në këtë vegzë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS