Trupi Koordinues ndan çanta e mjete shkollore për nxënësit e klasave të para në Luginë

Foto: Bujanovacke

Trupi Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë ka siguruar çanta dhe mjete shkollore për nxënësit e klasave të para në këto tri komuna.


Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ka siguruar edhe këtë vit mjete financiare për blerjen e çantave dhe mjeteve shkollore për të gjithë nxënësit që në vitin shkollor 2026/2027 fillojnë klasën e parë të shkollës fillore në këto tri komuna.

Sipas njoftimit, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, së bashku me kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, do t’ua dorëzojnë çantat dhe mjetet shkollore nxënësve të klasave të para, duke u uruar atyre fillim të mbarë dhe të suksesshëm të shkollimit.

Në Bujanoc, ndarja e çantave dhe mjeteve shkollore do të zhvillohet më 1 shtator në Shkollën Fillore “Vuk Stefanoviq Karaxhiq” në Levosoje, nga ora 08:00 deri në 08:50, si dhe në Shkollën Fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç, nga ora 09:05 deri në 09:35.

Në Preshevë, aktiviteti do të zhvillohet në Shkollën Fillore “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhor, nga ora 09:50 deri në 10:15, ndërsa në Shkollën Fillore “Selami Halaçi” në Rahovicë, nga ora 13:30 deri në 14:00.

Në Medvegjë, ndarja e çantave dhe mjeteve shkollore do të bëhet më 2 shtator, në Shkollën Fillore “Gorna Jabllanica” në Medvegjë, me fillim në orën 10:30.

Për realizimin e kësaj nisme, Shërbimi i Trupit Koordinues ka ndarë 3.2 milionë dinarë.

Sipas njoftimit, ndarja e çantave dhe mjeteve shkollore është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Shërbimit të Trupit Koordinues për fëmijët dhe familjet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Të gjithë nxënësve të klasave të para u është uruar fillim i mbarë i vitit shkollor, suksese në mësime, shoqëri të reja dhe kujtime të bukura nga ditët e para të shkollimit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Këshilli Komunal i Preshevës zhvillon mbledhjen e XI-të, në fokus bashkësitë lokale dhe buxheti

PreshevaPRESS

Shukri Ymeri emërohet drejtor i shkollës fillore në Raincë

PreshevaPRESS

Diskutim publik në Preshevë për migrimin: Sfidat dhe mundësitë për komunitetin lokal

PreshevaPRESS