Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë të mbajtur më 18 shtator 2025, është miratuar Programi i masave për shpërndarjen dhe përdorimin e mjeteve për subvencione për subjektet afariste në pronësi private në vitin 2025, në territorin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në përputhje me këtë, Shërbimi i Trupit Koordinues ka shpallur të hapur Konkursin për ndarjen e subvencioneve për subjektet afariste në pronësi private që veprojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Konkursi dhe dokumentacioni përcjellës, do të publikohen në faqet zyrtare të internetit të komunave përkatëse.