Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv, për të interpretuar Judaizmin si një kombësi dhe jo thjesht një fe, një veprim që administrata Trump beson se do të luftojë atë që ata e përceptojnë si antisemitizëm në kampuset e kolegjeve.
Ky është një urdhër do t’i lejonte Trump të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të luftuar ndjenjat anti-izrael dhe lëvizjet e devijimit në kampuset e kolegjeve duke kërkuar nga kolegjet dhe universitetet, që t’i trajtojnë ato si lëvizje diskriminuese në mënyrë që të mbajnë fondet e tyre.
Urdhëri ekzekutiv vjen disa ditë pasi grupet hebreje kritikuan Trump për një fjalim që ai mbajti të shtunën në një organizatë izraelito-amerikane. Ata e akuzuan Trump për përdorimin e stereotipeve antisemitike.
Njoftimi është i fundit në një varg veprimesh të ashpra, pro-izraelite që ka të ngjarë të ndezin tensione midis administratës Trump dhe palestinezëve.
Ky akt u përshëndet nga Netanyahu, i cili përballet me aktakuza për korrupsion./gazetametro.net