TRUMP NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE

Në një dokument që është publikuar mbrëmë, mjeku ka konstatuar se presidenti amerikan, Donald Trump është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ashtu do të vazhdojë të jetë gjatë tërë mandatit të tij si president.

Në dokument shkurtimisht janë prezantuar rezultatet e kontrolleve fizike që i ka kryer presidenti amerikan.

Kjo kontroll gjithëpërfshirëse zakonisht kryhet një herë në vit dhe konstaton gjendjen shëndetësore të individit.

Pas këtyre testeve, Trump ka falënderuar të gjithë specialistët.

Presidenti i 45’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të këtij viti do t’i mbush 73 vjet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS