Thaçi i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik

Presidenti Hashim Thaçi sot pasfite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës, njofton Presidenca, raporton Gazeta Sinjali.


Siç njofton Presidenca, sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional.

“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /GazetaSinjali

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë

PreshevaPRESS

Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica

PreshevaPRESS

Tragjedi në vendin e punës, humb jetën një person nga Maqedonia e Veriut

PreshevaPRESS