Testohen 13 raste nga koronavirusi, vjen reagimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për Coronavirusin, të cilat kanë rezultuar negative.


Ministria e Shëndetësisë konfirmon se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të Coronavirusit dhe janë testuar gjithsej 13 raste të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimet komunitare të Coronavirusit.

Ndër të tjera, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së Coronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut. /TCH/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Radio Televizioni italian nis programin e parë në gjuhën arbëreshe në Kalabri

PreshevaPRESS

Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i lexoni këtë javë

PreshevaPRESS

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

PreshevaPRESS