TEKSTET PËR NXËNËSIT NË LUGINË DO TË SIGUROHEN PËRMES PËRKTHIMIT

Siç është paralajmëruar Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq në Bujanoc, takim ky në të cilin folën për avancimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës.

Shahini theksoi se  do të ofrojnë resurse njerëzore si dhe ekspertë në mbështetjen për tekstet shkollore shqipe duke synuar që këtë herë të avancojë drejt zgjidhjes ky problem i vjetër.

“E dimë se e ardhmja është e paqartë dhe se nuk e dinë se sa vende të punës do të jenë dhe se ku do të jetojnë rinia shqiptare dhe ajo serbe pas 10 apo 20 viteve”, ka thënë Shahini në Bujanoc.

Ndërsa Ministri i Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq pas takimin të mbajtur në Bujanoc tha se kemi biseduar për tekstet shkollore të pakicës shqiptare në jug të Serbisë.

“Duke përfshi shumë faktor si në Serbi ashtu në Shqipëri ne do të përkthejmë tekstet shkollore me përkthyes nga të dy vendet. Ne do të kemi dy ekipe që shumë shpejt do të punojnë në përkthimin e teksteve dhe planeve të reformimit”, deklaroi Sharqeviq.

Takimi mes dy ministrive është mbajtur në objektin e fakultetit ekonomik në të cilin morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka dhe kryetari I komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari I Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa.

Delegacioni I përbërë ng dy ministritë dhe trupi koordinues vazhduan vizitën në shkollën fillore “Desanka Maksikmoviq” aty ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS