Përdorimi i telefonave mobil masivisht tek fëmijët po lë pasoja të dukshme në shikimin e pastër.
Teknologjia ka arritur statin e kontrollimit jo vetëm te fëmijët por t e të gjitha moshat , çfarë si dhe çka po ndohë , jemi të detyruar ti drejtohemi ekranit blu e që rrezatimi I tijë për të gjithë sytë tanë është shkatërrimtarë.Oftamologu Preshevarë Avni Nuhiu, është skeptik në përgjigjen e tijë se ndikimi i problemit të vazhdueshëm në mosha madhore me sytë nis që në fëmijëri .
‘’Fëmijët janë gjenerata e parë, edhe vija e parë ku duhet ta kemi kujdesin, froni I parë,I mbrojtjes shëndetësore posaqërisht I okulistikës aty duhet të jetë I pediatërisë dhe krejt formave që monitorojmë mirëmbjamë dhe e ruajmë shëndetin e fëmijës. Aty nis çdo gjë. , çdo ponim në kohën e postfëmirisë ose 3 deri në 5 vjeçe me mbetje mbrapa në koreksion në zhvillim e syrit fëmiju në moshën e rritur do ta paguajë me një kosto shumë të madhe ‘’ thot oftamologu Avni Nuhiu.
Ritmi i ndryshimit është kaq i shpejtë sa shoqëria gjendet në një lloj udhëkryqi se deri ku do shkojmë me përdorimin e saj, por prindrit duhet të jenë këmbëngulës për edukimin e fëmijeve të tyre në kushte normale pa e ndikuar teknologjinë, për të përfituar pak më shumë kohë për vete.
‘’Zakonisht, nanat në fund të eksaminimit për dicka tjër krejtësisht dhe fëmijën e merr me vete, në fund më përcjellë një pyetje.Doktor, tregoju fëmijëve të mi, a duhet ta mbajnë telefonin ? Dhe përgjigja është cdoherë që fëmijët nuk kanë mundësi blerje telefoni , këtu peshën , barën kryesore e ka prindi . Mendoj që edukimi në masë jo vetëm sporadik po duhet të jet prioriteti ruajtja e shëndetit të fëmijëve.” përfundon Nuhiu.
Pasiqë teknologjia është bërë pjesë e pandashme e kohës sonë, kontrollimi dhe komunikimi me oftamologët është pika e parë ku ne mund të ndalim pasojat eventuale që pa vetëdijen tonë mund tna paraqiten në të ardhmen.