Teatri i Qytetit shfaq sonte premierën e komedisë “Jo Sinfonia e 5-të, por e 9-ta”

Teatri i Qytetit të Preshevës do të sjellë para publikut premierën e shfaqjes teatrale “Jo Sinfonia e 5-ta, po e 9-ta (Mbytma burrin)”, më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në ambientet e Teatrit të Qytetit në Preshevë.


Shfaqja, e cila vjen me elemente humori dhe emocione, synon të sjellë një përvojë të veçantë për artdashësit dhe të zgjojë kureshtjen e publikut përmes historisë që trajton.

Autor i veprës është Aldo Nikolaj, ndërsa regjinë e ka realizuar Kastriot Saqipi. Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët Valon Nuhiu, Fitore Jashari dhe Gani Veseli.

Për realizimin skenik janë angazhuar edhe profesionistë të tjerë: Nexhat Boriçi në skenografi, Xhemal Hasani në ndriçim dhe Burim Emini për rekuizitat. Punëtorët e skenës janë Florim Fazliu dhe Ibrahim Nuredini.

Premiera do të mbahet të enjten, më 29 tetor, në orën 19:30, në Teatrin e Qytetit të Preshevës.

Teatri i Qytetit i fton të gjithë qytetarët dhe dashamirët e artit skenik të marrin pjesë në këtë premierë dhe të bëhen pjesë e një mbrëmjeje kushtuar humorit dhe magjisë së teatrit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Leoneta Abdyli pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Roots of Freedom and Identity” në Londër

PreshevaPRESS

Shoqëria Kulturore-Artistike „Presheva“ fiton dy çmime në Festivalin Ballkanik në Kumanovë

PreshevaPRESS

Me ekspozitë kolektive përmbyllet LuginArt3

PreshevaPRESS