Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi është takuar sot me shefin e degës së partisë së Vuçiqit, Nenad Mitroviq dhe kanë biseduar për përfshirjen e SNS në qeverisje lokale.
Siç ka thënë Mitroviq për portalin Bujanovaçke, deri te realizimi i takimit është ardhur me iniciativën e partisë më të madhe në Bujanoc, Partisë Demokratike të Nagip Arifit.
“Arifi për herë të parë më ka shpjeguar se përmes marrëveshjes mes partive shqiptare ekziston klauzola për hyrjen e partive serbe në qeverisjen lokale. Sot nuk kemi folur për detaje konkrete, por kemi caktuar terminin për vazhdimin e bisedimeve javën e ardhshme” kathënë Mitroviq për Bujanovaçke.
Partitë shqiptare në Bujanoc kanë ndajtur funksionet mes vete, këshilltarët e Kuvendit komunal kanë zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe zavendëskryetarin e Komunës, derisa në pytjen a ka ndonjë vi të kuqe për hyrjen e Partisë Përparimtare të Serbisë në pushtet lokal në Bujanoc, Mitroviq ka thënë:
“Respektojmë principin që 40% e pushtetit lokal ti takojë Serbve. Edhe më tutje nuk kemi folur për funksione konkrete.”
–Držimo se principa da 40% vlasti pripada Srbima. Još uvek nismo pričali o konkretnim funkcijama, kaže Mitrović.
Mitroviw ka thënë se do të bojkotojë punimet e Kuvendit deri sa serbët nuk do të marrin përfaqësues në pushtetin lokal.