STUDENTËT SHQIPTAR TË LUGINËS NË TURQI SOT UDHËTOJNË PËR NË VENDLINDJE

Sot pritet të arrijnë studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që studijojnë në Turqi. PreshevaPRESS do të ju përcjell informacionet në kohë reale për udhëtimin e studentëve të Luginës së Preshevës nga Turqia në vendlindje.


15:30 / Aeroplani me të cilin po kthehen studentët shqiptar të Luginës nga Turqia ka ateruar në Beograd

Aeroplani që është organizuar për të i kthyer shtetasit e Serbisë të mbetur në Turqi, e që në mesin e udhëtarëve që bart ky aeroplan janë edhe studentët shqiptar që studiojnë në universitetet e Turqisë, ka ateruar në aeroportin e Beogradit.

Përmes këtij aeroplani nga Turqia janë nisur mbi 30 student të Luginës së Preshevës që studiojnë në universitetet e Turqisë nga rreth 50 sa janë aktualisht në Turqi.

Përveç studentëve shqiptar të Luginës, me anë të këtij aeroplani janë kthyer edhe student e qytetar të Serbisë dhe pakicës boshnjake.

Me të arritur në aeroportin “Nikolla Tesla” në Beograd, përveç procedurave të rregullta, të gjithë pasagjerë u janë nënshtruar kontrollit të temperaturës nga ekipet e mjekëve në aeroport, pas të cilit kontroll studentët do të vazhdojnë për në shtëpitë e veta, ka thënënë për PreshevaPRESS, Nedim Salihu, njëri ndër studentët e Preshevës që ka ardhur sot nga Turqia.

Lajmin se studentët do të vazhdojnë për në shtëpi e ka konfirmuar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes një postimi në faqen e këtij institucioni në facebook.

Pas një pune dhe angazhimi të jashtëzakonshëm, sot 36 studentët e Luginës kanë arritur në Beograd, ata që nuk kanë asnjë simptom do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre- dhe jo në karantinë.” thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Shumë shpejt me autobusin e siguruar nga Komuna e Bujanocit e me iniciativë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë ata do të nisen nga Beogradi në drejtim të Bujanocit dhe Preshevës.” vazhdon njoftimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në lidhje me kthimin e studentëve të Luginës nga Turqia.

Krejt në fund të këtij njoftimi KKSH falemnderon të gjitha institucionet për mirëkuptimin e treguar duke veçuar bashkëpunimin dhe përkrahjen e Trupit Koordinues, ministrive përgjegjëse, dhe studentët për durimin e treguar.

PreshevaPRESS ka raportuar gjatë ditës në kohë reale, duke raportuar edhe për nisjen me vonesë për tri orë për shkak të ngarkesës së disa ndihmave të cilat siç thuhet nga studentët shqiptar që udhotuan me këtë aeroplan janë dërguar nga Turqia në Serbi.

13:51 / Aeroplani që po i sjell studentët shqiptar të Luginës nga Turqia para pak minush ka lënë aeroportin e Stambollit

Me tri orë vones, aeroplani i AirSerbia që ka organizuar Qeveria e Republikës së Serbisë për të i sjellur shtetasit e Serbisë të cilët kanë mbetur nëpër Serbi, në mesin e tyre edhe studentët shqiptar nga Lugina që studiojnë në universitetet e Turqisë, tanimë gjendet në rrugën e tij për në aeroportin e Beogradit, ka konfirmuar për PreshevaPRESS një student i cili gjindet në aeroplan.

Foto e dërguar nga një student në aeroportin e Stambollit
13:15 / Studentët nga Lugina në Turqi: Ende jemi në aeroportin e Stambollit, presim të nisemi së shpejti

PreshevaPRESS po e përcjell nga afër organizimin e sjelljes së studentëve shqiptar të Luginës që janë në studime në Turqi.

Edhe pse që nga ora 10:45 studentët shqiptar janë vendosur në aeroplan, ata ende nuk kanë lënë aeroportin e Stambollit.

Në kontakt me studentët që gjinden brenda aeroplanit, PreshevaPRESS mëson se aeroplani ende nuk ka lënë aeroportin e Stbollit.

Kjo vonesë thuhet se po ndodh për shkak të vonesave me paketimin dhe ngarkimin e disa ndihmave nga Turqia të cilat do të sillen me të njejtin aeroplan.

10:55 / Studentët shqiptar të Luginës në Turqi gati të lënë aeroportin e Stambollit

Studentët shqiptar të Luginës së Preshevës në Turqi, tanimë kanë lënë aeroportin e Stambollit dhe tani po udhëtojnë me aeroplanin e organizuar për në Beograd, mëson PreshevaPRESS.

Aeroplani i organizuar nga shteti serb përveç studentëve shqiptar të Luginës së Preshevës qe po bart nga Turqia në vendlindje, ka edhe student serb dhe të nacionalitetit boshnjak, si dhe qytetar të Serbisë që kanë mbetur në Turqi pas mbylljes së kufijve si masë për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë, mëson PreshevaPRESS nga studentët shqiptar që po fluturojnë për vendlindje.

10:00 Studentët shqiptar të Luginës janë grumbulluar në aeroportin e Stambollit për të u kthyer në vendlindje

Këshilli Kombëtar Shqiptar ditë më parë ka njoftuar se studentët nga Lugina e Preshevës që studijojnë në universitetet e ndryshme të Turqisë, sot do të udhëtojnë për në vendlindje.

Studentëve shqiptar nga Lugina e Preshevës që studijojnë në Turqi, nga ana e shtetit iu është organizuar transporti me aeroplan nga Stambolli për Beograd, derisa Komuna e Bujanocit dhe Këshili Kombëtar Shqiptarë kanë organizuar transportin me autobus nga Beogradi në Bajën e Bujanocit, ka thënë për PreshevaPRESS kryetari i KKSh-së, Ragmi Mustafa.

Sipas informacioneve që PreshevaPRESS ka arritur për të i siguruar nga grupi i studentëve që pritet të nisen nga Turqia me transportin e organizuar, nga 45 studentët shqiptarë të Luginës sa gjinden në Turqi, 31 prej tyre kanë konfirmuar se do të nisen për vendlindje sot.

Me të arritur në Beograd të gjithë studentëve parashikohet të i bëhen analizat për të siguruar infektimin ose jo të studentëve me koronavirusin Covid19, derisa pastaj me transport të organizuar nga Komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, ata do të barten për në banjën e Bujanocit ku janë të obliguar të qëndrojnë për 28 ditë.

PreshevaPRESS do të raportoj në vazhdimsi për udhëtimin e studentëve nga Turqia për Bujanoc dhe procedurat që do ti ndjekin ata.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS