Anita Bajrami nga Tërnoci i Bujanocit, studente në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup është dekoruar për esen më të mirë.
Në Shkup dje është hapur edicioni i pestë i Javës Evropiane “Ditët e Evropës”, të organizuar nga Instituti për studime ndërkombëtare dhe politike, në komunën e Çairit.
Në këtë ngjarje morrën pjesë, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Ylber Sela, drejtor i Institutit.Kjo ngjarje po shënohet me aktivitete të ndryshme.
Me këtë rast eseja më e mirë është zgjedhur ajo e Anita Bajramit nga Tërnoci i Bujanocit studente në Universitetin Ndërkombëtar në Shkup. Ajo është studente në drejtimin marëdhënie me publikun.