Joint press conference with NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Dr Robert Golob, Prime Minister of the Republic of Slovenia

Stoltenbergu falënderon Slloveninë për gatishmërinë e saj që të rrisë kontributin në KFOR

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka falënderuar Slloveninë për përkrahjen që i ka thënë misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.


Këto komente, Stoltenberg i bëri në Bruksel gjatë një takimi me kryeministrin slloven, Robert Golob.

Ndër të tjera, ai tha se dhuna e vitit të fundit në Kosovë “ishte e papranueshme”.

“Dhe NATO reagoi me shpejtësi, duke vendosur 1000 trupa shtesë. Jemi të përkushtuar për t’u siguruar që KFOR-i të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, deklaroi Stoltenbergu, raporton Klankosova.tv.

Duke folur për ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si në Bosnje, ashtu edhe në Kosovë, shefi i NATO-s tha se Sllovenia ka kontribuuar për vite të tëra me trupa në KFOR. Prandaj, “e mirëpres njoftimin e kryeministrit Golob që të jetë i gatshëm për rritje shtesë të kontributit slloven në misionin tonë të KFOR-it”.

Kryeministri slloven, i pyetur në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Kosovë, tha se “nuk ka hapa konkretë aktualisht”.

“Por ajo që shfaqim sot është gatishmëria jonë për të kontribuuar më shumë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. KFOR-i është thjesht, do të thosha, storia më e rëndësishme dhe e suksesshme e bashkëpunimit brenda NATO-s, vetë NATO-s, në lidhje me atë se si ta stabilizojmë rajonin. Dhe Sllovenia në të kaluarën ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Pastaj, përgjatë viteve, në njëfarë mënyre ulëm kontributet tona por jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse shfaqet nevoja. Dhe si duket, po, mund të jetë ky rasti në muajin e ardhshëm, por është diçka që ende duhet të diskutohet dhe të vendoset”, deklaroi Golob.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gazeta Reporteri: Kosova e parafundit, Serbia merr 1.6 mld euro

PreshevaPRESS

PreshevaPRESS

Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë

PreshevaPRESS