Diaspora e Kosovës, sot nis votimin për zgjedhjet parlamentare.
Vendvotimet janë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit, dhe mbyllen në ora 19:00, transmeton PreshevaPRESS.
“Më 8 shkurt është mundësia juaj të kontribuoni drejtpërdrejt në të ardhmen e Kosovës. Votimi jashtë vendit do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orës lokale, në përfaqësitë diplomatike ku jeni regjistruar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Këto janë aktivitetet e KQZ-së
Agjenda e konferencave te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rastin e fillimit të votimit në përfaqësitë diplomatike për Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, sot do të mbajë katër konferenca.
Konferenca e parë në lidhje me hapjen e vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike mbahet nga ora 08:00 e mëngjesit, transmeton PreshevaPRESS.
Nga ora 11:30 mbahet konferenca e dytë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecuria e procesit të votimit.
Në 15:30 KQZ mban konferencën e tretë në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit.
Njëjtë do të veprojnë edhe në ora 20:00, ku mbahet konferenca e katërt dhe e fundit në lidhje me pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00 dhe mbyllja e vendvotimeve në disa shtete.