Sot vazhdon seanca konstituive e Parlamentit në Kosovë, a do t’i ketë VV-ja votat?

Me fillim nga ora 10:00 pritet të vazhdojë sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.


Punimet kanë ngelur tek pika e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në dy tentimet e para, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme për t’u ulur në karrigen më të rëndësishme të legjislativit.

E në herën e tretë, propozimi nuk u hodh fare në votim, pasi që ish-kryetari Glauk Konjufca, kërkoi kohë për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja e ndërpreu seancën për të vazhduar sot, transmeton PreshevaPRESS.

Mbetet të shihet nëse partia e cila i ka fituar zgjedhjet do ta ketë numrin magjik “61”.

Derisa, partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk pritet të ndryshojnë qëndrim lidhur me këtë temë.

Subjektet që deri dje ishin në opozitë, deklaruan se nuk do të ketë votë për kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çka thonë të dhënat për azilkërkuesit / BE-ja propozon t’i kthejë më shpejt në Kosovë

PreshevaPRESS

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut në Serbi

PreshevaPRESS