Në Preshevës sot fillon zyrtarisht edicioni i sivjetshëm i turneut tradicional në futboll të vogël “Musa Musahu”, një prej ngjarjeve sportive më të rëndësishme të sezonit veror në këtë komunë.
Turneu organizohet nga Qendra Sportive “Presheva”, e cila ka bërë të ditur të gjitha detajet e pjesëmarrjes, organizimit dhe zhvillimit të ndeshjeve.
Regjistrimi i ekipeve ka qenë i mundur të bëhet mes datës 20 dhe 27 maj, derisa më 27 maj është hedhur shorti që ka përcaktuar çiftet pjesëmarrëse për fazën e parë eliminatore.
Turneu zyrtarisht fillon sot, më 28 maj në stadiumin e vogël të qytetit, ku ekipet do të përballen sipas sistemit eliminator, me përbërje 4+1, në përputhje me rregullat e futsallit të zbatuara nga organizatori.
Çdo ndeshje në fazën e eliminimeve do të zhvillohet në dy pjesë me kohëzgjatje 12 minutash, përveç gjysmëfinaleve dhe finales ku pjesët do të zgjasin 15 minuta.
Pjesëmarrja për një ekip ka kushtuar 5900 dinarë (50 euro) dhe të ardhurat e mbledhura nga pjesëmarrjet do të shpërndahen pjesërisht si shpërblime për fituesit, e që sipas Qendrës Sportive “Presheva” janë caktuar këto shpërblime:
- Vendi i parë: 1000 euro + 60% e shumës së pjesëmarrjes
- Vendi i dytë: 400 euro + 30% e shumës së pjesëmarrjes
- Vendi i tretë: 100 euro (shpërblim fiks)
Ndeshjet e para të turneut zhvillohen në kuadër të fazës së parë eleminatore dhe janë planifikuar për datat 28 dhe 29 maj, me këtë orar:
E mërkurë, 28.05.2025
- 15:00 – K.F Rahovica Market Blerimi vs K.F Syarti
- 15:40 – K.F Miratoca Market te Enveri vs K.F Rinori Center
- 16:20 – K.F Elita Golemidol vs K.F Lerani
- 17:00 – K.F Flamurtari vs K.F Luani AG
- 17:40 – K.F Carshia vs F.C Lindorët
- 18:20 – Blue Point vs Medreseja e Luginës
E ejte, 29.05.2025
- 15:30 – K.F Bukuroca Mab Oil vs K.F Samolica
- 16:10 – K.F Zhunica vs Marmorani
- 16:50 – K.F Gimi vs K.F Lugina
- 17:30 – K.F Berat Mahmuti vs K.F Galaksia
- 18:10 – K.F Llashtica vs K.F Rainca
Në këtë fazë, ekipi F.C Jetoni Norcaffe është caktuar si ekip i lirë dhe kualifikohet automatikisht për raundin pasues.
Me një traditë të konsoliduar dhe pjesëmarrje të gjerë, turneu “Musa Musahu” mbetet një ndër ngjarjet kryesore sportive në Preshevë.