SKANDAL ME KAMERAT E SIGURISË NË SHTËPINË E SHËNDETIT, KEQPËRDOREN PAMJET NGA DREJTORI

Duke shkelur ligjin dhe cenuar privatësinë e pacientëve në shtëpinë e shëndetit, drejtori i këtij institucioni ka nxjerrë nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni fotografinë e ish kryetares së Preshevës, znj.Ardita Sinani derisa po kërkonte ndihmë mjekësore për vjehrrën e saj.

Krejt ky skandal bëhet pas kritikave të zonjës Sinani që adresoi për shtëpinë e shëndetit dhe udhëheqjen e saj duke potencuar mungesën e barnave elementare dhe nevojën që ato të blihen nga vetë pacientët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e Ardita Sinanit përmes llogarisë private në rrjetin social facebook, e që ndër të tjera iu drejtua qytetarëve të komunës së Preshevës duke i thënë: “Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.”

Pas reagimit të znj.Sinani filluan reagimet nga qytetarët e Preshevës në përkrahje të ish kryetares së Preshevës, duke kërkuar dorëheqjen e drejtorit të këtij institucioni përmes një postimi në facebook. Vlen të theksohet se me të filluar reagimet nga qytetarët e Preshevës, drejtori i këtij institucioni fshiu postimin.

Të vetmen përkrahje të cilën e mori drejtori i shtëpisë së shëndetit ishte ai i të parit të komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi i cili akuzoi opozitë dhe nuk u deklarua për postimin e drejtorit e shtëpisë së shëndetit, të emëruar nga radhët e partisë së tij.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS