Sinani paralajmëron reshje të mëdha dhe rrezik nga përmbytjet në Preshevë

Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar për reshje të mëdha dhe rrezik nga përmbytjet në Komunën e Preshevës.


Sipas parashikimeve, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 mm në disa zona, duke sjellë përmbytje të papritura, probleme në qarkullim, rreziqe për ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të mëdha materiale. Gjithashtu, janë paralajmëruar erëra të forta dhe stuhi, të cilat mund të përkeqësojnë situatën.” shkruan mes tjerash në facebook Sinani.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Sinanit të publikuar në rrjetin shoqëror Facebook: 

Të nderuar qytetarë të Preshevës,

Duke marrë për bazë paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik dhe njoftimin zyrtar të pranuar nga Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për Situata Emergjente, dëshiroj t’ju informoj se për ditët në vijim (nga data 9 deri më 11 shtator 2024), priten reshje të mëdha shiu që mund të rezultojnë në përmbytje dhe situata të tjera të rrezikshme në territorin e komunës sonë.

Sipas parashikimeve, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 mm në disa zona, duke sjellë përmbytje të papritura, probleme në qarkullim, rreziqe për ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të mëdha materiale. Gjithashtu, janë paralajmëruar erëra të forta dhe stuhi, të cilat mund të përkeqësojnë situatën.

Për këtë arsye, ju lusim që të ndërmerrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja:

– Kontrolloni sistemet e kullimit dhe bllokimet e mundshme të ujërave të shiut.

– Shmangni lëvizjet e panevojshme, sidomos në zona të rrezikuara nga përmbytjet.

– Ndiqni njoftimet dhe këshillat zyrtare nga shërbimet emergjente.

Komuna e Preshevës do të aktivizojë shërbimet komunale për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Gjithashtu, do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë.

Ju lutemi të qëndroni të informuar dhe të kujdesshëm në këto ditë të vështira. Çdo informacion shtesë do të shpërndahet me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të komunës.

Me respekt, Ardita Sinani – Kryetare e Komunës së Preshevës

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS