Si të shuhet ankthi në mënyrë natyrale

Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë. Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit.


Çfarë duhet të bëhet që të mbahet ankthi nën kontroll?

Mos të teprohet me alkoolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve. Por nëse e teprohet me alkoolin, atëherë ka mundësi të përballjes me një nivel më të lartë të ankthit.

Pirja e tepruar e alkoolit ndikon ndjeshëm në punë e shtëpi, por jo vetëm kaq. Alkooli mund të nxisë probleme të tjera shëndetësore që shtojnë ankthin.

Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkoolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.

Aktiviteti fizik

Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta. Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si shuan aspirina dhimbjen e kokës.Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.

Kopshtaria

Kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon. Kopshtaria është një aktivitet stimulues për trurin. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.Për më tepër, ju do të kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të mbyllura.

Terapia e aromave

Aroma si ajo e lavandës, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë. Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë, të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS