Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka hapur konkurs për Drejtor të institucionit

Është hapur konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me mandat të plotë.


PreshevaPRESS ka mësuar se në faqen nr.22 të gazetës së Entit Shtetëror për Punësim të Republikës së Serbisë me numër 1097 – 1098, të publikuar më datë 19.06.2024, është shpallur i hapur konkursi për pozitën e drejtorit të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, me mandat të plotë, për 4 vite.

Përveç kushteve të përcaktuara me ligj, kandidati duhet të plotësojë edhe këto kushte:

  • të ketë përgatitje profesionale të nivelit të shtatë;
  • të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune në kulturë;
  • të ketë provim profesional shtetëror;
  • të paraqesë dëshmi se nuk ka pengesa ligjore për emërimin në postin e drejtorit.
  • Konkursi zgjat 8 ditë nga publikimi i tij në gazetën zyrtare të Entit Republikan për Punësim.

Kandidatët e interesuar për të konkuruar në pozitën e Drejtorit të Shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, së bashkë me me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e mëposhtëm si:

  1. Çertifikata e lindjes;
  2. Dëshmi të formim profesional (diplomë);
  3. Dëshmi se nuk është nën hetim ose nuk është zhvilluar asnjë procedurë penale;
  4. Çertifikatën e përvojës së punës.

Dokumentacionet duhet të dërgohen në adresën:

Qendra e Kulturës “Abdula Krašnica” 15 nëntori 90 në Preshevë,
Tel: 017/660-326.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nesër mes orës 8 dhe 17 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive

PreshevaPRESS

Takim midis drejtuesve të Bujanocit dhe Likovës

PreshevaPRESS

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën, Konçuli dhe Muçibaba nuk bllokohen

PreshevaPRESS