Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

Shtatë parti politike do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Preshevës kanë bërë të ditur për Presheva.AL nga Komisioni Komunal Zgjedhor.


Rreth 43,300 persona nga Komuna e Presheves do te kene të drejtë vote per të zgjedhur 38 përfaqësuesit e tyre në kuvendin komunal më date 02 qershor 2024, në 38 qendra votimi. Sipas kryetarit të KKZ-së, Alban Mehmeti, shtatë subjekte politke janë çertifikuar deri më tani, gjashtë parti janë shqiptare dhe njëra eshte lista serbe.

Nga 7 lista zgjedhore, aq sa u paraqitën, 6 jane parti politike dhe njëra koalicion i cili përbëhet nga SPS dhe SNS, percjell Presheva.AL

Deri më tani, nuk ka pasur parregullsi dhe listat janë dorëzuar nga Lëvizjes për Reforma, Unioni Demokratik Shqiptarë, Partia për Veprim Demokratik, Aleanca për Luginën, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike Shqiptare, , , dhe koalicioni i serbëve SPS dhe SNS.

Per momentin Komunen e udheheqe organi i perkohshëm, kryetar i te cilit eshte Ragmi Mustafa dhe antari i PDSH-se Tefik Bajrami dhe nga PVD Shkembim Veliu, përveç tyre antare tjerë janë edhe Branko Trajkoviq nga SNS ndersa Sami Salihu eshte terhequr nga ky organ te cilin e quan organ i bere nga Beogradi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS