ARIFI PRANON DËSHTIMET NË REALIZMIN E BUXHETIT PARA KUVENDIT

Ka filluar seanca e V-të e Kuvendit Komunal të Preshevës me afro 40 minuta vonesë.


Seancën e hapi udhëheqësi i Kuvendit, Sami Salihu, i cili njoftoi se janë instaluar mjetet për digjitalizimin e punës së Kuvendit por ende nuk munden të shfrytëzohen pasi që nuk është përfunduar projekti.

Këshilltari i PVD-së, dr. Skender Destani hapi diskutimin mbi rendin e ditës duke propozuar ndryshimin e radhitjes së rendit të ditës, kryesisht ndryshimin e pikës një me pikën dy, dhe gjithashtu kërkoi të largohet nga rendi i ditës Vendimi mbi emërimin e ushtruesit të detyrës së NP “Moravica”.

Me shumicë votash propozimi i parë i dr.Destanit u miratua me ç`rast diskutimi mbi pikën e parë u bë mbi raportimin gjashtë mujor të buxhetit të Komunës së Preshevës, diskutim që e hapi i pari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në raportimin e harxhimeve gjashtë mujore Shqiprim Arifi si pikë të parë pranoi dështimin e realizimit të buxhetit sipas planifikimit dhe harxhime të paparashikuara nga buxheti të cilat nuk janë paraparë me planifikimin e buxhetit. Problemi kryesor i mosrealizimit të buxhetit sipas planifikimit Arifi tha se është plani kapital i investimeve.

Kryetari Arifi përveç që pranoi dështimin e realizimit të buxhetit sipas planifikimit, ai hodhi akuza se një nga problemet për mosrealizimin sipas planifikimit është kompania për menaxhim dhe distribuim të energjisë elektrike “EPS” duke e quajtur jo profesionale në lëmine që funksionon.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini