Foto: facebook.com

Shqiprim Arifi: 17 Shkurti i vitit 2008 – kurora e rrugëtimit plot sakrificë

Kryetari I Komunës së Preshevë s Shqiprim Arifi ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e Pavarsisë duke specifikuar veprimtarinë e familjes Hradinaj njëkohësisht duke ua atribuar këtë fitore Ish kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, Adem Demacit , Hashim Thacit e Kadri Veselit.


Në vazhdim postimi i plotë i Arifit në Facebook: 

‘’17 Shkurti i vitit 2008 – kurora e rrugëtimit plot sakrificë 

Sot, Kosova jonë shënon 15 vjetorin e pavarësisë së saj, të cilën e shpalli nëntë vjet pasi doli nga lufta me pasoja materiale e humbje të mëdha jetësh në njerëz. 

Në kremtën e kësaj dite, me emocion të veçantë kthehemi në ditët e zorshme e kujtojmë shkrepjet e fundit për familjen Jashari e Haradinaj, e familjet e mëdha që ranë për Kosovën e që u bënë lajm i lirisë. 

Kjo ditë, është edhe e Ibrahim Rugovës, Adem Demaçit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e shokëve të luftës që sot e kësaj dite gjykohen padrejtësisht se punuan fort për të mbrojtur pragun e shpisë dhe për t’i falë popullit të vet lirinë. 

Falë tyre, sot Kosova me mburrje feston 15 vjet shtet i lirë! 

Në këtë ditë të madhe për kombin tonë, aspiratë e përbashkët mbetet rruga plot sfida drejt integrimit në bashkinë europiane për një shtet të konsoliduar e demokratik! 

Gëzuar Pavarësinë Kosovë! 🇽🇰 

Të fala nga Presheva! ❤ ’’

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS