Shqipëria me drejtori të veqant për shqiptarët e rajonit, paralajmron Igli Hasani

Ministri i Punëve të Jashteme të Shqipërisë, Igli Hasani, në samitin e amadasorëve që po mbahet dy ditët e fundit në Tiranë, ku pjesmarrës nga Lugina e Preshevës ishte kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka paralajmëruar hapjen e drejtoris së re në kuadër të Qeverisë së Shqipërisë për shqiptarët në rajon. 


“Faktori shqiptar ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Këto vlera do të bëhen edhe më të dukshme dhe të prekshme për të gjithë, nëse bashkëpunojmë për të forcuar rolin dhe unitetin e këtij faktori.

Në panelin “Hapësira Shqiptare në Gjeopolitikën e Rajonit,” theksova parimet dhe prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës sonë të jashtme, të cilat janë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit me faktorin shqiptar në të gjitha vendet e rajonit. Një shembull konkret i këtyre përpjekjeve është krijimi i një Drejtorie të re, e cila do të fokusohet në politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon, me një vëmendje të veçantë ndaj bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë.

Forcimi i unitetit dhe ndikimit të faktorit shqiptar, do të promovojë një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme në rajon” është shprehur Hasani gjate panelit “Hapsirat shiptare në gjeopitikat e rajonit”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS