Shpend Ahmeti ironizon me deputetët e Kosovës: Paguani me nga 170 euro

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndoshta do të duhej të paguheshin me nga 170 euro, sikurse të gjithë punonjësit tjerë përmes Pakos Emergjente Fiskale, pasi nuk janë takuar gjatë kësaj kohe të vështirë të shkaktuar nga pandemia.


Ahmeti këto komente i bëri duke iu referuar seancës së caktuar më 4 qershor.

I pari i Prishtinës tha se meqë Kuvendi nuk është takuar gjatë majin, në krizën më të madhe ekonomike e shëndetësore në 20 vitet e fundit, atëherë ndoshta edhe ata duhet të trajtoheshin dikur të tjerët.

“Kuvendi i Republikës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit, nuk janë takuar asnjëherë. Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët”, shkruan Ahmeti.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS