Shoqëria Kukture Artistike “Presheva” ka shënuar suksesin e ri në Festivalin Ballkanik 2026, të mbajtur në Kumanovë, duke u vlerësuar me dy çmime të rëndësishme për paraqitjen e saj artistike dhe interpretimin e muzikës tradicionale shqiptare.
SH.K.A. Presheva ka shkëlqyer në Festivalin Ballkanik 2026, ku me një paraqitje të dalluar artistike ka arritur të fitojë çmimin për orkestrën më të mirë popullore, si dhe çmimin për instrumentistin më të mirë me fizarmonikë, të cilin e fitoi Skender Halimi.
Përmes interpretimit të muzikës popullore dhe ruajtjes së vlerave të traditës muzikore shqiptare, SH.K.A. Presheva dëshmoi nivelin e saj artistik, duke u vlerësuar nga organizatorët e festivalit me dy çmime të rëndësishme.
Këto vlerësime janë rezultat i përkushtimit, talentit dhe punës së vazhdueshme të anëtarëve të orkestrës, të cilët kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e folklorit shqiptar.
Suksesi në Kumanovë përbën një tjetër arritje për Preshevën, duke dëshmuar rëndësinë e angazhimit të shoqërive kulturore e artistike në kultivimin e trashëgimisë kulturore dhe përfaqësimin e vlerave kombëtare në festivale të ndryshme.
Me këto dy çmime, SH.K.A. Presheva ka bërë një paraqitje të suksesshme në Festivalin Ballkanik 2026, duke sjellë një tjetër vlerësim për traditën dhe melosin e mirëfilltë shqiptar.
Festivalin Ndërkombëtar “Balkan Fest 2026” organizohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova, i cili është mbajtur më 10 dhe 11 tetor në Mateç të Kumanovës, duke mbledhur ansamble, kore dhe shoqëri kulturore nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni.
Përmes këtij aktiviteti, synohet promovimi i folklorit, muzikës dhe valleve tradicionale, si dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të popujve të Ballkanit.

