Shkolla fillore në Preshevë paiset me kamera të sigurisë

Në shkolën fillore prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë janë vendosur kamerat të sigurisë.


Keshtu njoftohet nga drejtoria e kësaj shkolle.

“Ju njoftojmë se që nga sot shkolla fillore “prof Ibrahim Kelmendi” është nën vëzhgim të kamerave 24/7 . Kamerat e sigurisë në shkollë do të jenë shumë funksionale.

Përveç vëzhgimit 24/7, projekti i vendosjes së kamerave do të mundësojë një sërë shërbimesh të nevojshme si psh:
1.Alarmi nga vjedhjet
2.Mbrojtja e inventarit
3.Parandalimi i dhunës
4.Respektimi i rendit dhe rregullit në shkollë
5.Mbarëvajtja e procesit mësimor,
6.Ambient i sigurtë dhe i mbrojtur për nxënësit dhe arsimtarët etj.” thuhet ne njoftimin nga shkolla.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS