SHKA “PRESHEVA” NESËR NË MBRËMJE SJELL PROGRAM ARTISTIK NË SHESHIN E PRESHEVËS

Me rastin e dy vjetorit të themelimit të Shoqërisë Kulturore Artistike ‘’ Presheva’’, të premten me fillim nga ora 20:00 ne sheshin e qytetit organizohet program nën patronatin e kreytares Ardita Sinani.


Nën shoqërim të këngëve të vjetra qytetare të interpretuara nga vet anëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Presheva”, qytetarët do të mund të shijojnë momentet e bukura të këngës gjatë mbrëmjes së ditës së nesërme.

Përveç anëtarëve të SHKA “Presheva”, në këtë program do të marrin pjesë edhe interpretues nga vende të ndryshme shqipfolëse, si Jetmir Rexhepi, profesor i Kulturës Muzikore, Jeton Pustina, njëashtu profesor nga Tetova, Nuredin Fetahu nga Kumanova, nga Gjilani drejtori i shkollës së muzikës, Kushtrim Jakupi, Ylber Asllanaj, profesor i Kulturës Muzikore nga Prishtina.

Koha e pandemisë ka reduktuar numrin e mysafirëve të ftuar në këtë eveniment kulturorë, derisa të pranishmit do të mund të ndëgjojnë tinguj të bukur të këngës së vjetër qytetarë shqiptare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shkollat e mesme në Preshevë hapin dyert për 308 nxënës të vitit të parë

Lirigzona Nuredini

APN hrdh akuzat për tenderë në Preshevë – Mustafa për PreshevaPRESS: Shpifje të kulluara

Lirigzona Nuredini

Pak ditë deri në afatin përfundimtar për regjistrim e nxënësve në klasën e parë

Lirigzona Nuredini