Shënohet dymbëdhjetvjetori nga largimi i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

Sot shënohet dymbëdhjetë vite nga dita e largimit të lapidarit të UÇPMB-së, i vendosur para objektit të Komunës së Preshevës, në shenjë mirënjohjeje dhe falemnderimi për ushtarët e rënë në luftën e UÇPMB-së.


Për të shënuar këtë përvjetor, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e shoqëruar nga zëvendësi i saj, Ragmi Mustafa, kanë vendosur lule në vendin ku ishte i vendosur lapidari.

“Mëngjesin e hershëm të 20 janarit, sot 12 vite qytetarët u terrorizuan nga prania enorme e forcave të xhandarmerisë serbe.” ka shkruar Sinani në faqen e sajë në Facebook.

Sinani e Mustafa gjatë këtij aktiviteti janë shoqëruar nga udhëheqësit dhe përfaqësues të Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Përveç përfaqësuesve të Komunës së Preshevës, ditën e sotme e shënuan edhe përfaqësues të OVLUÇPMB-së, dhe përfaqësues të tjerë institucional të Luginës së Preshevës.

Lapidari i vendosur para objektit të Komunës së Preshevës, në shenjë mirënjohjeje ndaj të rënëve të UÇPMB-së, është larguar 12 vite më parë nga Xhandarmëria, forcat speciale policore të Serbisë, dhe nga ajo ditë nuk dihet se ku ndodhet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Pas raportimit të PreshevaPRESS vjen reagimi i Nevzad Lutfiut

PreshevaPRESS

Drejtori i entit parashkollor në Preshevë ndanë mirënjohje bashkëvendasve nga fshati Zhunicë

PreshevaPRESS

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS