Shefi i kabinetit të Sinanit, Besim Shabani: Shpenzimet e vizitës në Kroaci janë minimale

Shefi i kabinetit të kryetares së Komunës së Preshevës, Besim Shabani, ka reaguar në Facebook pas interesimit të udhëheqësit të APN-së, Visar Memeti, lidhur me vizitën e delegacionit komunal në rajonin e Megjimurjes në Kroaci.


Në reagimin e tij, Shabani sqaron se delegacioni prej gjashtë anëtarësh është ftuar nga Kryetari i Qarkut të Megjimurjes, Matija Posavec, për një vizitë zyrtare institucionale të zhvilluar më 23–27 shtator 2025.

Sipas Shabanit, shpenzimet kryesore të qëndrimit janë mbuluar nga nikoqiri, ndërsa nga ana e Komunës së Preshevës janë paguar vetëm disa harxhime teknike dhe rrugore, në vlerë totale prej 63 849,56 dinarësh.

Në reagim paraqiten edhe detajet e shpenzimeve:

  • Naftë – 31,877.94 dinarë

  • Pagesa e autostradës – 8,976.68 dinarë

  • Harxhime ushqimi për rrugë – 22,994.94 dinarë

Totali: 63,849.56 dinarë

Shabani thekson se delegacioni është nisur më 23 shtator në mëngjes dhe është kthyer më 27 shtator, pas mesnate, ndërsa vizita është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit institucional me rajonin kroat të Medjimurjes.

Në fund të reagimit, ai shton se administrata komunale mbetet e hapur për transparencë të plotë mbi të gjitha shpenzimet zyrtare, “përfshirë edhe periudhat kur z. Memeti ka qenë në pushtet”.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Shabanit në Facebook:

ARTIKUJT E NGJASHËM

Memeti: Katër ditë në banjë termike, 63 mijë dinarë nga buxheti

PreshevaPRESS

Lugina pa zë, ish-komandantët e UÇK-së rikthehen në marsh për drejtësi

PreshevaPRESS

Bankat në Serbi detyrohen të ofrojnë lehtësime për qytetarët që nuk mund të shlyejnë kreditë

PreshevaPRESS