SHBA DHE RUSIA BISEDUAN NË LIDHJE ME VENEZUELËN

Presidenti Trump dhe homologu i tij Putin diskutuan situatën në Venezuela në bisedën e tyre telefonike, lajmëroi sot Shtëpia e Bardhë, transmeton PreshevaPRESS.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders ju tha reporterëve se Presidenti Trump ja bëri të qartë Putin’it se “SHBA’të mbështesin popullin e Venezuelas”, kjo bisedë përfshiu edhe çështjet tregtare, Korenë e Veriut, Ukrainën dhe traktatet e çarmatimit. Biseda mes dy krerëve të shteteve zgjati mbi një orë.

Marrëdhëniet mes SHBA’ve dhe Federatës Ruse janë tensionuar javëve të fundit pas krizës në Venezuela pasi që Washington e mbështetë udhëheqësin e opozitës Juan Guaido që po mundohet të rrëzojë trashëgimtarin e Hugo Chavez, Nicolas Maduron nga presidenca.

Nicolas Maduro njëherë pati thënë se Chavez e kishte vizituar në formë zogu dhe i kishte dhënë bekimin atij që të jetë president. Po ashtu pati deklaruar se Hugo Chavez e kishin vrarë amerikanët duke i dërguar kancerin, fjalia e tij ishte “intuita më thotë se atë e vranë disa forca të errësirës pasi ju pengonte”.

Nicolas Maduro ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, nga këshilli i sigurimit të OKB’së, por edhe Kuba, e vetmja në amerikën jugore. Po ashtu edhe Turqia e mbështeti pasi që i bleu 28 tonelata ari nga ta.

Sekretari i Shtetit të SHBA’ve Mike Pompeo deklaroi gjatë kësaj jave se Maduro ishte i gatshëm të arratisej nga Venezuela për në Kubë por i ndryshuan mendjen Rusët.

Shtëpia e Bardhë tha se biseda zgjati pak mbi një orë dhe e përshkruan bisedën “si në përgjithësi pozitive” dhe “e patën një bisedë të mirë”. Kremlini tha se biseda kishte zgjatur një orë e gjysmë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS