Serbian President Aleksandar Vucic is seen on a smartphone as Vucic speaks to the media after casting his ballot at a polling station in Belgrade, Serbia, Sunday, April 3, 2022. Voters in Serbia cast ballots Sunday in a triple election likely to keep in power a populist government in the Balkan country that has refused to impose sanctions on Russia over the war in Ukraine.(AP Photo/Darko Vojinovic)

Shaip Kamberi për KlanKosova: Ka gjasa shumë që të fitojmë një mandat në parlament

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një adresim publikut nga selia qëndrore e Partisë Përparimtare Serbe, ka thënë se ka fituar 59,9 për qind të votave, derisa kundërkandidati tij për president Ponosh 17,7 për qind.


Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Beograd dhe 13 komuna të tjera në Serbi përfunduan sonte në orën 20, kur u mbyllën shumica nga qendrat e votimit.

Sipas rezultateve preliminare, lista e Aleksandër Vuçiq “Së bashku ne mundemi” do të fitojë 122 mandate, apo 43.6% të votave.

Lista “Të Bashkuar për Fitoren e Serbisë” fitoi, siç tha Aleksandar Vuçiq në konferencën për media, fitoi 13.6 për qind. Lista rreth partisë së Ivica Daçiq mori 11.4 për qind të votave, koalicioni Nada mori 5.3 për qind dhe koalicioni Moramo mori 4.7 për qind. Zavetnici dhe Dveri kanë marrë nga 3.8 për qind të votave.

Sipas Vuçiq Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka siguruar 0.3%, por nuk dihet se a kanë siguruar një mandat të përfaqësimit.

Shaip Kamberi për Klan Kosova ka thënë se ka shumë gjasa që të sigurojnë një mandat.

Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Kamberi ka thënë për Klankosova.tv se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

“Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8 mijë e 400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”.

Ai theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

“Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”.

Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS