Serbia shënon rekord në rajon sa i përket inflacionit

Në muajin prill, Serbia kishte inflacionin më të lartë në rajon, derisa vetëm dy vende në Evropë shënuan normë më të lartë inflacioni, njofton Eurostat.


Sipas të dhënave të Eurostat-it, norma më e ulët e inflacionit prej 8,6 për qind në rajon në muajin prill ishte Mali i Zi, i ndjekur nga Kroacia me 8,9%, Sllovenia me 9,2%, Maqedonia e Veriut me 12% dhe Serbia me 14,8 për qind, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, inflacioni në muajin mars. arriti në 10.3%.

Në Bashkimin Evropian, inflacion më i lartë se në Serbi u regjistrua në Letoni në prill 15 për qind dhe në Hungari 24.5 për qind.

Inflacioni më i ulët në prill prej 2.7 për qind ishte në Luksemburg, i ndjekur nga Belgjika me 3.3%, Spanja me 3.8%, Qiproja 3.9%, Greqia 4.5%, Danimarka 5.6% dhe Holanda me 5.8 për qind.

Inflacioni dyshifror është ende 10.3 përqind në Bullgari, 10.4 përqind në Rumani, 13.2 përqind në Estoni, 13.3 përqind në Lituani, 14 përqind në Poloni, 14 përqind në Sllovaki dhe 14.3 përqind në Republikën Çeke.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS