epa08255631 An anti-government protester wears a face mask during a protest in front of the Lebanese Ministry of Health under the slogan 'Our life is not a toy in your hands' in Beirut, Lebanon, 28 February 2020. Anti-government protesters gathered in front of the Lebanese Ministry of Health demanding to stop flights to Lebanon from Iran and other countries with widespread Covid-19 Corona virus outbreaks. According to the Lebanese Ministry of Health, there are now three people who are infected with Corona virus and they are in quarantine in Beirut Governmental Hospital. EPA-EFE/NABIL MOUNZER

Serbia një hap larg gjendjes së jashtëzakonshme

Në Serbi ka arritur në 46 numri i të infektuarve nga koronavirusi Covid19, derisa asnjë rast ende nuk është raportuar në tri komunat e banuara me shqiptare: Preshevë, Bujanic dhe Medvegjë.


Edhe një i infektuar me koronavirus në klinikën infektive në Nish 

Në klinikën për sëmundjet infektive në Nish, në orët e hershme të ditës së sotshme është pranuar edhe një person ininfektuar me virusin Covid19, me ç’rast numri i përgjithshëm në shërimin spitalor momentalisht gjinden gjashtë persona, ka bërë të ditur Qendra Klinike e Nishit.

Serbia është një hap larg shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme

Organet qeveritare në Serbi sot vendosin se a do të merret vendimi për përdorimin e ushtrisë për qëllime civile, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që edhe në Serbi të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Në orën 20:00 presidenti serb do të i drejtohet popullit.

Çka dihet deri tani rreth situatës në Serbi:

  • E mundshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi
  • Në ora 20:00, Vuçiq do të i drejtohet popullit
  • Deri më tani në Serbi janë 46 persona të infektuar me Covid 19
  • Gjatë natës së kaluar nuk është realizuar asnjë analizë e re
Mali i Zi: Procedura të veçanta nëpër kufij

Mali i Zi është i vetmi shtet në regjion i cili ende nuk ka deklaruar asnjë të infektuar me koronavirusin Covid19, por qeveria e Malit të Zi ka vendosur masa të posatshme të cilat po realizohen nëpër kufijtë e këtij shteti për të u mbrojtur nga shperndarja e këtij virusi.

Në botë deri sot kanë vdekur  rreth 6.000 persona nga ky virus

Nëpër botë nga koronavirusi janë infektuar 152898 persona, prej të cilve kanë vdekur 5971 personë në 137 shtete dhe terirore, ka lajmëruar agjensioni FrancPress, transmeton PreshevaPRESS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS